12:56 / 24.12.2019
Elefantët të veshur si Babadimër shpërndajnë dhurata për nxënësit
Elefantët janë veshur si Babadimri për t`u dhënë dhurata dhe karamele nxënësve në Tajlandë. Kjo është një traditë e përvitshme për Krishtlindje në vendin kryesisht budist.
Festimi i Krishtlindjeve në shkollën Jirasartwitthaya në Ayutthaya vazhdon prej 15 vitesh.
Këtë vit katër elefantë dhe pronarët e tyre, gjithashtu të veshur si Babadimri shkuan në shkollë dhe u shpërndanë dhuratat fëmijëve.
Por nuk shpërndahen vetëm dhurata. Nxënësit dhe elefantët bëhen bashkë dhe formojnë një penë Krishtlindjesh.
Kafshët gjithashtu dhanë shfaqje për nxënësit.
Tajlanda është 98% budiste, por feston Krishtlindjet si pjesë e sezonit të festave të fundvitit.






























