Drejtuesit të tramvajit i bie të fikët,pasagjerët marrin në dorë kontrollin
BKT
   Kuriozitete

Drejtuesit të tramvajit i bie të fikët,pasagjerët marrin në dorë kontrollin

Pasagjerët e një tramvaj arritën që ta ndalonin atë pasi drejtuesi i saj kishte rënë pa ndjenja.

Ngjarja ndodhi ditën e diel ku një tramvaj në qytetin Bonn nuk ndaloi në disa stacione. Kjo ka shkaktuar panik tek pasagjerët.

Disa persona shkuan tek kabina e drejtuesit ku e gjetën atë pa ndjenja. Ata hynë me forcë dhe arritën të ndalonin mjetin duke evituar një aksident të mundshëm.

Një grua njoftoi kompaninë e transportit për të marrë direktiva se si mund ta ndalonin tramvajin.

Në momentin e parë, leva e frenimit nuk funksionoi. Kompania përgjegjëse shprehet se leva nuk e ndalon menjëherë tramvajin.

Ajo që nuk funksionoi siç duhej ishte dhe sistemi i alarmit në rast se drejtuesi i mjetit është në gjendje të keqe shëndetësore.

Tashmë ai është shtruar në spital për të marrë shërbimin mjekësor ndërkohë që nga ky incident nuk ka pasur asnjë të lënduar.