Medikamente, pajisje sanitare dhe 11 karroca donacion për QKMF në Prizren
BKT
Kosovë

Medikamente, pajisje sanitare dhe 11 karroca donacion për QKMF në Prizren

Drejtoria e Shëndetësisë nëpërmjet Shërbimit Urgjent është furnizuar me një donacion nga shoqata humanitare Jetimat e Ballkanit.

Donacioni përfshinë medikamente të ndryshme, pajisje sanitare që përdoren për lëndime dhe 11 karroca.

Komuna e Prizrenit ka bashkëpunim me shoqatën e Jetimat e Ballkanit në fusha të ndryshme, ndërsa ky është vetëm një prej bashkëpunimeve të suksesshme mes dy palëve.


MË SHUME NGA Kosovë