Avioni që shpërndan ujë të bekuar
BKT
   Kuriozitete

Avioni që shpërndan ujë të bekuar

Një Kishë katolike në qytetin Lafayette në Louisiana ka zgjedhur mënyrën më origjinale për të bekuar besimtarët e saj dhe tokat me rastin e Krishtlindjes.

At Matthew Barzare përdori një avion të vogël që zakonisht shpërndan pesticide apo fertilizuesit, për të sjellë mbarësi për tokat dhe besimtarët e Lafayette me anë të ujit të bekuar.

“E gjitha kjo u bë për të përhapur bekimin në një zonë më të gjërë”, tha prifti duke treguar se i kërkoi pilotit që të shpërndante ujin e bekuar në shkolla, dyqane dhe vende që frekuentohen nga komuniteti.