Vlerësohet lart sakrifica e dëshmorëve të kombit
BKT
Kosovë

Vlerësohet lart sakrifica e dëshmorëve të kombit

Me rastin e 30 Dhjetorit, Ditës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin e Berisha, e ka vizituar degën e OVL të UÇK-së në Malishevë, ku është takuar me kryetrarin e kësaj dege, Metush Kryeziu dhe zyrtarë tjerë të shoqatës.

Nënkryetari Berisha dhe kryetari i OVL të UÇK-së në Malishevë, Kryeziu, e kanë vlerësuar lart sakrificën e dëshmorëve të kombit dhe sakrificën e luftëtarëve të lirisë pa dallim, në luftën për çlirimin e vendit, si dhe i kanë uruar të gjithë veteranët me rastin e Ditës së Veteranëve.


MË SHUME NGA Kosovë