30 profesionistë nga diaspora do të ndihmojnë Kosovën e Shqipërinë
BKT
Kosovë

30 profesionistë nga diaspora do të ndihmojnë Kosovën e Shqipërinë

Programi më i ri i GERMIN është Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës (EDP) në partneritet me Agjencinë Gjermane për Zhvillim (GIZ), i cili synon të angazhojë të paktën 30 profesionistë të diasporës me vendbanim aktual në Gjermani si pjesë e pilot-programit të Rrjetit Global të Profesionistëve Shqiptarë.

Qëllimi i këtij programi është të përshtasë nevojat e institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë me profesionistët e diasporës, të cilët janë të gatshëm për tu angazhuar në vendin amë për një periudhë afatshkurtër (minimun 21 ditë dhe maksimum 6 muaj). Programi mbulon koston e fluturimit, sigurimin shëndetësor dhe një mëditje për profesionistët e angazhuar.

"Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth programit dhe të merrni pjesë plotësoni këtë pyetësor të shkurtër - https://forms.gle/KHtwDYSiJ9jBUZNb9 dhe dikush nga ekipi i GERMIN do ju kontaktojë rreth mundësive aktuale të angazhimit.  Për t'u informuar rreth punës dhe misionit tonë vizitoni uebfaqen www.germin.org ", ka njoftuar Germin.


MË SHUME NGA Kosovë