Xhafer Gashi uron qytetarët për festat e fundvitit
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me rastin e fundvitit, ka falënderuar të gjithë qytetarët e kësaj komune për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e treguar në projektet e realizuara në vitin që po e lëmë.
Gashi tha se 2019 për Komunën e Obiliqit konsiderohet si vit shumë i suksesshëm, sipas tij falë bashkëpunimit me qytetarët e kësaj Komune kanë arritur t’i realizojnë rreth 200 projekte, teksa ka uruar që edhe 2020-ta të jetë një vit i mbarë.
“Si zakonisht për çdo fundvit, ne ju dëshirojmë gjithë të mirat, shëndet atyre dhe në familje, gjithashtu falënderoj për një bashkëpunim që gjatë vitit 2019 e kanë pasur bashkërisht kemi bërë ekzekutivin e të gjitha punëve, moto jonë ka qenë që “Bashkë do t’i përzgjedhim projektit, bashkë do t’i mbikëqyrim dhe bashkë do t’i gëzojmë”. Fatmirësisht, kemi punuar jashtëzakonisht shumë këtë vit dhe shpresojmë që edhe vitet në vazhdim të vazhdojmë me punë kështu. Do të jem gjithherë afër tyre dhe bashkë do t’i përzgjedhim prapë projektet për vitin e ardhshëm, bashkë do t’i mbikëqyrim dhe bashkë do t’i gëzojmë. Ju dëshiroj gjithë të mirat në familje, në sukseset e tyre dhe ju uroj festën e Vitit të Ri 2020”, tha kryetari Gashi.























