21:19 / 01.01.2020
Gjysma e Gjakovës në terr natën e Vitit të Ri
Gjysma e gjakovarëve u detyruan të presin ndërrimin e motmoteve në terr për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Për problemet me rrymë, KEDS-i nëpërmjet një njoftimi, fajin e hodhi tek ngarkesa e djegia e disa kabllove, por që këto nuk i’u dukën të arsyeshme kryetarit, Ardian Gjini.
Në sheshin që mori pamje festive, nisën të vijnë banorët, ende të mllefosur me mungesën e rrymës.
Në këtë natë jo fort të zhurmshme në Gjakovë punë nuk patën zjarrfikësit. /KK























