91 milionë euro buxhet për Prishtinën, kërkohen investime kapitale
BKT
Kosovë

91 milionë euro buxhet për Prishtinën, kërkohen investime kapitale

Prishtina këtë vit do të ketë buxhetin më të madh për 11 milionë euro. Me buxhetin e miratuar për vitin 2020 Komuna e Prishtinës do t’i ketë në dispozicion për t’i shpenzuar 91 milionë euro.

Nga mbikëqyrësit e punës së Komunës është parë e nevojshme të ketë orientim te shpenzimet kapitale, sektor në të cilin vlerësohet se ka ngecje, shkruan sot gazeta Zëri.

Financimet buxhetore në Komunën e Prishtinës për vitin 2020 pritet të jetë 91 milionë e 579 mijë euro. Buxheti i këtij viti, i miratuar më 4 janar 2020, parasheh shpenzime të ndryshme nga drejtoritë komunale në kryeqytet.

Vetëm për shërbime të administratës në Komunë janë ndarë 52 milionë e 641 mijë euro. Në këtë shumë parash janë paraparë pagat dhe mëditjet për punëtorët e këtij sektori, shpenzimet e shërbimeve administrative, veshmbathje, për ushqim, për pije e për shërbime tjera të ngjashme. 


MË SHUME NGA Kosovë