17-vjeçari që zbuloi planetin e ri 6.9 herë më të madh se Tokën
Sharr Travel

17-vjeçari që zbuloi planetin e ri 6.9 herë më të madh se Tokën

Vetëm tre ditë gjatë praktikës së tij verore në NASA, adoleshenti Wolf Cukier zbuloi një planet të ri. Lajmi u bë me dije nga Aeronautika Kombëtare dhe Administrimi Hapësinor.

I ngarkuar për të shqyrtuar të dhënat e mbledhura nga TESS (Transiting Exoplanet Survey Satellite), Cukier vetëm 17-vjeç zbuloi atë që dukej se ishte një anomali në lëvizjen e yjeve brenda një sistemi diellor të veçantë. Pikërisht ky devijim do t’i lejonte Cukier të zbulonte se bëhej fjalë për një planet të ri.

Planeti “TOI 1338 b” orbiton dy yje dhe sipas shkencëtarëve bëhet fjalë për një planet qarkullues. Shumica e planetëve rrotullohen rreth vetëm nje ylli.

Që nga zbulimi i “TOI 1338 b” gjatë stazhit veror në Goddard Space Flight Center në Merilend vitin e kaluar, Cukier ka kërkuar një bashkëautorësi për zbulimin e planetit së bashku me mentorët e tij.

Sipas NASA, Planeti është rreth shtatë herë më i madh se Toka.

“TOI 1338 b” është planeti i parë qarkullues që është zbuluar duke përdorur metodën TESS dhe është planeti i 13-të qarkullues i identifikuar nga Agjensia Hapësinore/Euronews Albania.