16:26 / 13.01.2020
Komuna do t’i furnizojë 20 fermerë me centrifuga për nxjerrjen e mjaltit
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ftuar të gjithë fermerët e Komunës së Prizrenit që të aplikojnë në thirrjen publike për përfitim në kuadër të projektit “Furnizimi me centrifuga për nxjerrjen e mjaltit”.
Kjo thirrje vlen për furnizim të 20 fermerëve me centrifuga për nxjerrje të mjaltit.
Komuna e Prizrenit më parë ka shpërndarë edhe 100 centrifuga të tjera për fermerët përfitues. Kriteret që duhet të plotësuar aplikuesit mund t’i gjeni në uebfaqen e Komunës së Prizrenit.























