Begaj kërkon angazhim maksimal nga drejtorët komunalë
Sharr Travel

Begaj kërkon angazhim maksimal nga drejtorët komunalë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e parë të Këshillit të Drejtorëve për vitin 2020.

Me këtë rast, kryetari Begaj ka uruar që viti 2020 të jetë një vit i suksesshëm, ndërsa nga drejtorët e drejtorive komunale ka kërkuar punë dhe angazhim maksimal në realizimin e detyrave dhe detyrimeve, në bazë të përgjegjësive që i kanë si drejtues të drejtorive përkatëse.

“Pavarësisht rrethanave politike të krijuara dhe problemeve që mund të dalin si pasojë e këtyre rrethanave, kërkojë nga të gjitha drejtoritë, drejtorët dhe zyrtarët përgjegjës, që të jenë të angazhuar maksimalisht në realizimin e detyrave”, ka thënë Begaj.

Ndërkaq, drejtorët e drejtorive komunale kanë raportuar për punën dhe angazhimet e tyre, duke përfshirë edhe planifikimet e tyre për vitin 2020.