Francë, sekuestrohen 26 kg kokainë në një ngarkesë bananesh
BKT
   Kuriozitete

Francë, sekuestrohen 26 kg kokainë në një ngarkesë bananesh

Njëzet e gjashtë kilogramë kokainë, e fshehur në një ngarkesë bananesh, u sekuestruan nga doganat franceze javën e kaluar në një autostradë.

”Shoferi i kamionit që bënte linjën Barcelonë-Luksemburg do të gjykohet të mërkurën”, bënë të ditur sot autoritetet gjyqësore rajonale.

“Bëhet fjalë për një sekuestrim doganor prej 26 kilogramësh kokainë, e fshehur në një ngarkesë bananesh. Shoferi është turk dhe me banim në Roterdam, Holandë”, theksoi prokurori i Republikës, François Perain duke konfirmuar një informacion të gazetës “l’Est Republicain”.

Sipas gazetës, droga e sekuestruar përbën një vlerë tregtare prej dy milionë eurosh./atsh/