Gjethi: Ferizaj ndotësi më i madh i lumit Nerodime
BKT
Kosovë

Gjethi: Ferizaj ndotësi më i madh i lumit Nerodime

OMM “Gjethi” vazhdon të trajtojë problematika mjedisore, si dhe dokumentimin e gjendjes në terren kur kemi të bëjmë me çështje mjedisore dhe me ndotësit primarë të mjedisit dhe lumenjve në regjion.

Gjatë ditës së sotme OMMGJ i bëri një vizitë vendit ku derdhet shumica e ujërave të zeza nga Komuna e Ferizajt si ndotësi më i madh i Lumit Nerodime.

Komuna e Ferizajt, një komunë e cila ka marrë një zhvillim të hovshëm ekonomik, për fat të keq ende ka mangësi serioze ne trajtimin e problematikës së ujërave të zeza, të cilat i prodhon vetë dhe në masë të madhe kontribuon që ky lum të jetë njëri ndër lumenjtë më të ndotur, ku thuajse nuk ka fare gjallesa që mund t’i përballojnë trendit dhe masës së ndotjes së këtij lumi.

PZHK e Komunës së Ferizajt 2017-2025 paraqet shkurtimisht gjendjen në terren dhe sipërfaqësisht e përmend që këto ujëra derdhen në këtë lum, mirëpo asgjë më shumë. Përndryshe te gjitha kanalizimet e ndërtuara gjerë me tani janë të ndërtuara si sisteme të përbashkëta ku:

- Ujërat atmosferike në pjesën urbane të qytetit shkarkohen në të njëjtin kolektor me ujerat e zeza ;

- Ujërat Industriale shkarkohen pa trajtim paraprak në kolektorin e ujërave të zeza apo atmosferike (të dhënat e marra nga PZHK 2017).

"Vlen të theksohet se pasojat më të rënda i bartin banorët e Komunës së Kaçanikut edhe pse kjo komunë ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret që të merret direkt me këtë problematikë pasi edhe kjo komunë në vazhdimësi po e bën të njëjtën gjë. Në dalje të fshatit Varosh janë dy gypa të mëdhenj që derdhin vazhdimisht sasinë e madhe te ujërave të zeza të bashkëdyzyara, atyre industriale si dhe ujërave atmosferik. Jozyrtarisht, në mënyrë paradoksale, shumë profesionistë nga Ferizaj e konsiderojnë se ata e kanë zgjidhur problemin e ujërave të zeza të komunës së tyre", thuhet në komunikatën e OMM “Gjethi”.

Fotografitë në vijim e ilustrojnë më së miri këtë situatë.


MË SHUME NGA Kosovë