30 vjetori i dëshmorëve të parë të Llapushës
BKT
Kosovë

30 vjetori i dëshmorëve të parë të Llapushës

Në Malishevë, me një akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit, Ali Din Kryeziu dhe Hysni Avdullah Mazrreku, shënohet 30 vjetori i rënies së dëshmorëve të parë të Llapushës në demonstratat e 30 janarit të vitit 1990 në Malishevë. Akademia mbahet të enjten, më 30 janar, në Shtëpinë e kulturës „Tahir Sinani“ në Malishevë, në orën 12:00.

Me këtë rast do të shfaqet edhe premiera e filmit dokumentar kushtuar dëshmorëve të Llapushës Ali Din Kryezu dhe Hysni Avdullah Mazrreku. Autor i filmit është Nuhi Bytyçi. Radiotelevizioni publik i Kosovës do të bëjë transmetimin e drejtpërdrejtë të kësaj akademie jubilare përkujtimore.


MË SHUME NGA Kosovë