13:23 / 29.01.2020
“Vdekja e dhunshme” e mumies Egjiptiane në Irlandën e lashtë
Takabuti me flokë kaçurrela para 2,600 viteve u vra pasi që i vendosën thikën në shpinë.
Studimet e fundit thanë që mumja e njohur Takabut u vra kur ishte 40 vjeçare nga një person duke i vendosur thikën në shpinë, raporton “Daily Mail”.

Takabut ishte një femër që jetoi në Egjiptin e lashtë 2,600 vite më parë. Vdekja e saj ishte një mister për dekada. Ajo ishte femër e klasit të lartë në qytetin e Thebes.
Ekipi i Universitetit të Manchester-it dhe spitali privat i Kingsbridge përdorën skanimin me rrezet X dhe aty vërejtën që Takabuti u vra nga dikush që i vendosi thikën mbrapa në shpinë në anën e majtë të krahut.
























