12:29 / 30.01.2020
Imri Ahmeti viziton qendrën e fëmijëve për edukim të hershëm
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot, bashkë me drejtoreshën e Arsimit dhe përfaqësues të UNICEF-it kanë vizituar qendrën e fëmijëve për edukim të hershëm të moshave 3-5 vjeç, projekt ky i realizuar nga Komuna e Lipjanit dhe UNICEF.
Kjo qendër është implementuar në shkollën “Zenel Hajdini” në Gadime, investimi në rini është investimi i së ardhshmes, ky model do të zgjerohet edhe në lokalitetet e tjera në Komunën e Lipjanit.
“Falënderoj përfaqësuesit e UNICEF-it për këtë bashkëpunim që për qëllim ka përgatitjen e fëmijëve për klasën e parë, si dhe të kenë mundësi që prindërit të socializohen me fëmijët e tyre gjatë qëndrimit të tyre në këtë qendër”, shkruan Ahmeti në Facebook.























