NASA shkon në Diell, mision i ri për eksplorimin e poleve të yllit tonë
Hëna? Një destinacion jo më aq ambicioz. Tani NASA i ka drejtuar sytë nga dielli. Agjencia Hapësinore ndërkombëtare thotë se një anije e re kozmike do të udhëtojë pranë yllit që është në qendër të sistemit tonë diellor për një mision historik.
Sonda do të përpiqet të realizojë imazhet e para të poleve veriore dhe jugore të Diellit. Ajo pritet të lëshohet muajin e ardhshëm nga Cape Canaveral në Florida.
Sipas NASA-s, anija kozmike do të shfrytëzojë gravitetin nga Venusi dhe Toka për të dalë jashtë orbite në një linjë me ekuatorin e Diellit ku orbitojnë të gjitha planetët.
Shkencëtarët shpresojnë se prej andej sonda do të arrijë të hedhë një vështrim në polet e diellit. Orbituesi diellor është projektuar për të përballuar temperatura mbi 900 gradë. Për misionin, NASA do të bashkëpunojë me Agjencinë Hapësinore Evropiane.























