Gjermanët kanë hequr dorë nga… birra?
BKT
   Kuriozitete

Gjermanët kanë hequr dorë nga… birra?

Viti 2019 nuk ishte mirë për prodhuesit gjermanë të birrës, sipas të dhënave të qeverisë, që treguan një rënie me 1,9% të shitjeve të birrës gjatë vitit.

”Kompanitë prodhuese dhe të ruajtjes së birrës në Gjermani shitën 9,2 miliardë litra birrë në vitin 2019”, njoftoi sot Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

Të dhënat nuk përfshijnë birrën joalkoolike ose atë të importuar nga jashtë Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave konsumatorët vazhdojnë të pëlqejnë birrën gjermane, me më shumë se 80% të shitjeve që hyjnë në tregun e brendshëm./atsh/