Legjenda e “Metallica” ekspozon koleksionin me makina epoke
BKT
   Kuriozitete

Legjenda e “Metallica” ekspozon koleksionin me makina epoke

Një koleksion makinash të modifikuara, në pronësi të solistit të grupit legjendar Metallica, James Hetfield, do të ekspozohen për publikun për herë të parë duke nisur nga e premtja në Los Anxhelos.

Muzeu i makinave “Peterson” e ka quajtur ekspozitën “Koleksioni i James Hetfield”. Në të do të paraqiten 10 makina të pabesueshme, disa prej të cilave janë ndërtuar personalisht nga Hetfield.

James Hetfield

56-vjeçari njihet si i apasionuar pas makinave të epokës, koleksionimin dhe restaurimin e tyre. Në koleksion janë përfshirë disa modele që datojnë nga vitet 1930, si një Packard (1934), një Lincoln Zephyr (1937) dhe Ford Couple (1937). Në ekspozitë do të shfaqet edhe një model “Black Pearl” i ndërtuar nga vetë këngëtari.

Ford F-100, 1956

Ai do të jetë vetë i pranishëm të premten gjatë premierës së ekspozitës, biletat për të cilën janë shitur tashmë. Megjithatë, ajo do të qëndrojë hapur deri më 31 tetor. Gjatë të premtes do të shiten në ankand edhe dy kitara personale të Hetfield.

Ford Iron Fist, 1937

Black Pearl 1930

Lincoln Zephyr, 1937

Buick Skylark 1953

Auburn Speedster, 1936

Lincoln Continental, 1961

Packard , 1934

Ford Roadster, 1932

Black Pearl 1930

Ford Roadster, 1932

Packard , 1934

Ford F-100, 1956

Buick Skylark