Shitet një birrë naziste, policia nis hetimet
BKT
   Kuriozitete

Shitet një birrë naziste, policia nis hetimet

Policia gjermane ka nisur hetimet pasi doli në treg një birrë me markë në stilin nazist dhe që mendohet se është prodhuar nga aktivistët e të djathtës ekstreme.

Skandali mbi birrën e “Deutsches Reichsbrau” shpërtheu javën kur bota po kujtonte viktimat e Holokaustit.

Birra doli në shitje në një qytezë në shtetin Saksoni-Anhalt, ku grupet e ekstremit të djathtë janë shumë aktivë. Fotot e birrës u postuan në rrjetet sociale nga një shef policie, i cili shkroi se ishte shumë i turpëruar nga kjo gjë.

Një koli birre kushton 18,88 euro dhe shefi i policisë thekson se është shumë zhgënjyes fakti që birra po shitet me ritme të shpejta, madje në disa qyteza është shitur i gjithë furnizimi.

Gjermania ka ligje të forta që ndalojnë përdorimin e simboleve neo-naziste dhe shpërndarjen e ideologjisë neo-naziste.