10:23 / 05.02.2020
VIDEO-Aliu: Presim vazhdimin e përkrahjes nga qeveria qendrore
Edhe këtë vit do të vazhdojnë projektet në Komunën e Ferizajt.
Agim Aliu, kryetar i komunës së Ferizajt, tha se këtë vit do të ketë shumë projekte të reja në Ferizaj.
“Këtë vit do të ketë stabilitet financiar, po ashtu do të ndërtohen dy tregje të reja, i gjelbër dhe tregu u kafshëve”., tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
I pari i Ferizajt tha se pret vazhdimin e përkrahjes nga qeveria qendrore për projekte të reja.























