Kanada, zbulohen fosile të një specie të re të tiranosaurit
BKT
   Kuriozitete

Kanada, zbulohen fosile të një specie të re të tiranosaurit

Doktor Jared Voris nga Universiteti Calgary, i cili ka punuar në këtë projekt tha se bëhet fjalë për një specie të re të dinozaurit.

Një grup shkencëtarësh nga provinca Alberta në Kanada zbuluan një fosil të tiranosaurit të vjetër 11 milionë vite, të cilin e quajtën “engjëlli i vdekjes”.

Doktor Jared Voris nga Universiteti Calgary, i cili ka punuar në këtë projekt tha se bëhet fjalë për një specie të re të dinozaurit.

Ai theksoi se deri më sot ky është dinozauri më i vjetër i kësaj specie të gjetur në Kanada, duke përmendur se rajoni ku ata kryen kërkime arkeologjike është i pasur me fosile që i përkasin specieve të reja ose më parë të njohura të dinozaurit.

Tiranosauri (“hardhuc tiran”) është një dinozaur parahistorik mishngrënës. Ata kishin origjinën në periudhën kretace dhe ekzistonin deri në zhdukjen e dinozaurëve 65 milionë vjet më parë.