Lladrovci mirënjohje drejtorit të deritanishëm të kompanisë ‘Pastrimi`
BKT
Kosovë

Lladrovci mirënjohje drejtorit të deritanishëm të kompanisë ‘Pastrimi`

Me rastin e pensionimit, kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim drejtorin e deritanishëm të ndërmarrjes regjionale “Pastrimi”, Muhamer Qela, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin e treguar me këtë komunë për realizimin e projektit në menaxhimin e mbeturinave.

Kryetari Lladrovci në shenjë bashkëpunimi i ka dhënë edhe mirënjohje drejtorit të deritanishëm të kësaj kompanie, Muhamer Qela dhe i ka uruar shëndet në pensionim.


MË SHUME NGA Kosovë