​Lansohet analiza e pulsit publik për pajtimin dhe bashkëjetesë
Sharr Travel

​Lansohet analiza e pulsit publik për pajtimin dhe bashkëjetesë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot do të lansojë analizën e pulsit publik me temë pajtimi dhe bashkëjetesa në Kosovë.

Ky studim eksploron perceptimin e njerëzve për procesin e pajtimit ndëretnik në Kosovë, problemet, sfidat dhe mundësitë duke synuar të zbulojë se si, nga këndvështrimi i qytetarëve, institucionet e Kosovës, donatorët dhe organizatat ndërkombëtare mund të mbështesin më së miri pajtimin në Kosovë.

Për qëllimet e këtij studimi, janë anketuar 451 respodentë kosovarë si dhe janë mbajtur 12 grupe të fokusit të realizuara në shtatë komuna multi-etnike, përkatësisht në: Prizren, Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Kamenicë, Shtërpcë, Graçanicë, dhe Istog. Anketa dhe fokus grupet janë realizuar gjatë muajve qershor-korrik 2019.

Rezultatet tregojnë se me gjithë tensionet, shumica e të anketuarve besojnë se pajtimi është i nevojshëm në Kosovë edhe pse ndryshojnë në të kuptuarit e tyre për pajtimin kur bëhet fjalë për faljen, kërkim faljen dhe për të harruar.

Gjatë lansimit do të prezantohet edhe detaje tjera të shumta nga raporti.

Projekti Pulsi Publik dhe ky studim në veçanti janë mundësuar nga USAID në Kosovë.

Në ngjarje do të marrin pjesë Znj. Christina T. Davis, Drejtoreshë e Zyres për Demokraci dhe Qeverisje dhe Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë.


MË SHUME NGA Nacionale