Pse janë ndryshe dyert e tualeteve nëpër lokale?

Pse janë ndryshe dyert e tualeteve nëpër lokale?

Njerëzit kanë nisur të përdorin për herë të parë banjat para 2000 vitesh, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse në lokale a klube dyert e tyre janë ndryshe nga ato të tualeteve që kemi në shtëpi?

Të gjithë tualetet e lokaleve kanë dyer të shkurtra (nëse mund t’i quajmë kështu), por kjo s’është aspak rastësi. Ka një mal me arsye pse shihni të tilla dyer dhe nëse ndonjëherë keni pasur një dilemë të këtij lloji, hiqeni tani.

Ti prej asaj dere mund të shohësh nëse dikush ka nevojë për ndihmë mjekësore urgjente.

Dyert “e shkurtra” të lejojnë të dallosh nëse banja është e lirë apo e zënë pa shqetësuar privatësinë e dikujt tjetër.

Aromat e pakëndshme shpërndahen më lehtësisht.

Dyert e plota janë më të kushtueshme dhe me më shumë kosto për bizneset.

Në rast se ngec brenda, ajo derë të ndihmon të dalësh më lehtë.

Njerëzit kalojnë më pak kohë në të tilla tualete.

Është më e thjeshtë për stafin që e mirëmban të pastrojë./anabel


MË SHUME NGA Kuriozitete