​Përurohet zyra e re e OSBE-së në Malishevë

​Përurohet zyra e re e OSBE-së në Malishevë

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot e kanë përuruar zyrën e re të OSBE-së në Malishevë.

Me këtë rast, shefi i misionit të OSBE-së, Braathu, e ka falënderuar kryetarin Begaj dhe Komunën e Malishevës, për bashkëpunimin e mirë me misionin e OSBE-së.

Ambasadori Braathu ka falënderuar kryetarin Begaj për bashkëpunimin e mirë dhe për përkrahje të ekipit komunal të OSBE-së në Malishevë. Ai po ashtu e ka falënderuar Komunën e Malishevës, për hapësirën dhe për rregullimin e zyrës së re të OSBE-së në Malishevë.

Ndërsa, kryetari Begaj ka falënderuar shefin e misionit të OSBE-së, Jan Braathu, për bashkëpunim dhe përkrahje të vazhdueshme për Komunën e Malishevës.

“Ju falënderoj për punën që bëni këtu, punë për të cilën ne kemi nevojë të vazhdueshme, si një shtet i ri që jemi”, tha Begaj.