Skenderaj, çertifikohen 28 të rinj në fushën e dizajnit grafik

Skenderaj, çertifikohen 28 të rinj në fushën e dizajnit grafik

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për të rinjtë e Skenderajt që kanë ndjekur trajnimin për dizajn grafik, realizuar nga Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal–Veri dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Me këtë rast Kryetari Jashari  iu uroj suksese të mëtutjeshme të rinjve në rrugën e  praktikimit  të njohurive që kanë marrë gjatë këtij trajnimi.

 “Orientimi i të rinjve ne fushën e përgatitjes profesionale i siguron atyre punësim më të shpejtë dhe po ashtu krijon mundësi te vetëpunësimit  si dhe të hapjes së bizneseve të vogla në komunën tonë”, tha Kryetari Jashari.

Ai po ashtu deklaroi se komuna që ai drejton së bashku me donatorët ndërkombëtar, në mesin e tyre organizatën “HELP”, kanë  përkrahur e do të përkrahin idetë inovative të të rinjve përmes granteve që do të ndajnë edhe këtë vit.

Ai në fund falënderoj qeverinë qendrore për financimin e këtij projekti, për bashkëpunimin dhe përkrahjen dhënë komunës së Skenderajt dhe të rinjve në përgjithësi.