13:27 / 17.02.2020
Xhafer Gashi nderon dëshmorët e UÇK-së
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e dëshmorëve të UÇK-së për nder të 12- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ai me këtë rast e vlerësoi lart kontributin e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Për të nderuar dëshmorët e UÇK-së, të pranishëm ishin kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, anëtarët e tjerë të komunës dhe qytetarë.























