Ferizaj me aktivitete të shumta për festën e Pavarësisë
Sharr Travel

Ferizaj me aktivitete të shumta për festën e Pavarësisë

Me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në ambientin e teatrit të qytetit “Adriana”, është mbajtur një koncert për fëmijë.

Salla e teatrit të qytetit ishte e mbushur me fëmijë për të dëgjuar këngë nga më të ndryshmet që ishin përgatitur enkas për këtë ditë. Me këngët e tyre ne këtë koncert me kënge dhe valle janë paraqitur Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” e vegjël, “Fëmijët e Gëzuar”, baleti “Shpresa”, “Sidorela”, “A-mol”, “Triola”, “Kromatika”, “Shamikuqet”, ”Mjellma” si dhe grupe të tjera.

Poashtu edhe ne sheshin e qytetit është hapur edhe një ekspozitë me fotografi nga Kuvendi i të rinjëve të Ferizajt. Në këtë ekspozitë mori pjesë drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani e shoqëruar edhe nga udhëheqësi i sektorit të Rinisë Agon Zhinipotoku.