Koronavirusi, letra higjenike vlen sa ari

Koronavirusi, letra higjenike vlen sa ari

Në Hong Kong, letra higjienike vlen sa ari. Aq sa për disa topa letre mud të rrezikosh edhe burgun.

Këtë mëngjes një bandë prej tre personash të kamufluar me kapuç dhe të armatosur me thika, iu afruan një makine e cila po shkarkonte paleta me letër higjenike para një supermarketi në rrethin Mong Kok dhe duke kërcënuar arritën të vidhnin 600 topa letre me vlerë 200 euro.

Paniku i koronavirusit në fakt ka krijuar një garë luftarake për të grumbulluar sa më shumë mallra thelbësore, përfshirë letrën higjienike.

Policia më pas arrestoi dy prej burrave, duke rikuperuar një pjesë të ‘pasurisë’ së vjedhur, kurse i treti është ende në arrati.

Ata akuzohen për grabitje të armatosur, një krim që në ish-koloninë Britanike mund të kushtojë disa vite burg.

Që prej rastit të parë të konstatuar me koronavirus, niveli i histerisë dhe psikozës në Hong Kong është rritur tej mase kurse mungesa e besimit te autoritetet ka bërë që në vend të ketë edhe protesta.

Në Hong Kong, çdo fjalë e qeverisë duket se përkeqëson situatën, gjithashtu edhe pse guvernatorja Lam dhe ekipi i saj nuk kanë arritur të garantojnë një furnizim të mjaftueshëm të popullsisë me maska.

Nuk është për t’u habitur, që në këtë klimë, dikush vjedh letër tualeti.


MË SHUME NGA Kuriozitete