Rrënohet objekti i ndërtuar në pronë publike

Rrënohet objekti i ndërtuar në pronë publike

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Vushtrrisë, në një aksion të asistuar edhe nga Policia e Kosovës sot ka bërë rrënimin e një objekti afarist dhe banimi të ndërtuar në pronë publike në rrugën “Galip Badivuku” në qendër të qytetit.

Drejtoria e Inspeksionit ka bërë të ditur se me kohë e kanë paralajmëruar ndërtuesin si dhe kanë ndjekur të gjitha procedurat deri në vendimin përfundimtar për rrënim.

Po ashtu, kjo drejtori bëri thirrje të gjithë qytetarëve të cilët duan të bëjnë ndërtime të objekteve afariste apo të banimit që të pajisen më leje ndërtimi, përndryshe Inspektorati i Komunës është i obliguar që të zbatojë ligjin.

Për ta përcjellë procesin e rrënimit ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri.


MË SHUME NGA Nacionale