Mbahet debati publik për statutin e QKMF-së së Drenasit

Mbahet debati publik për statutin e QKMF-së së Drenasit

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Hafir Shala” dhe me Komisionin për hartimin e Statutit të QKMF-së, të mërkurën kanë mbajtur debatin publik me qytetarë, ku është diskutuar dokumenti më i rëndësishëm për institucionet shëndetësore në Komunën e Drenasit.

Në këtë tubim me publikun kanë marrë pjesë, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsim Haxhiu, drejtori i QKMF-së, Ismet Bogiqi, qytetarë të komunës së Drenasit, punonjës të QKMF-së dhe komisioni për hartimin e statutit.

Drejtori Haxhiu ka paraqitur para të pranishmëve këtë dokument, ndërsa qytetarët e pranishëm kanë dhënë komentet e tyre lidhur me statutin e QKMF-së “Dr. Hafir Shala”, dokument ky i cili pritet të diskutohet edhe në mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa dhe në mbledhjen e Kuvendit të Komunës për miratim.


MË SHUME NGA Nacionale