Unaza që humbi 50 vjet më parë në SHBA, gjendet në një pyll në Finlandë

Unaza që humbi 50 vjet më parë në SHBA, gjendet në një pyll në Finlandë

Një 38 vjeçar i apasionuar pas gjetjes së objekteve të vjetra, bëri një zbulim të pazakontë në një pyll në Finlandë. I pajisur me një detektor metalesh ai mund të gjente një unazë nën tokë.

Duke e ditur se mund të bëhej fjalë për një send të shtrenjtë ai e publikoi foton e unazën në Facebook nga ku mësoi se objekti kishte humbur 50 vite më parë në një supermarket në Mainë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në unazë kishte të gdhendura 3 indicie, emri i shkollës, viti 1973, dhe inicialet S.M. Një grup ish studentësh të shkollës së mesme Morse pasi mori këto të dhëna arritën të zbulonin fare lehtë se unaza i përkiste një burri me emrin Shawn McKecca.

Në atë kohë ai ishte student dhe unazën ia kishte dhuruar të fejuarës së tij, Debra, e cila e kishte humbur atë disa javë më pas në një banjo të një supermaketi. Çifti më pas u martua dhe qëndruan bashkë për më shumë se 40 vite, deri në vdekjen e Shawn në 2017.

Si përfundoi kjo unazë nga Maine në një pyll në Finlandë ende nuk dihet, por Debra është shumë e lumtur për gjetjen e saj duke e konsideruar atë një shenjë nga burri i saj i ndjerë.