Tymi nga bateria e celularit detyron avionin të bëjë ulje të detyruar

Tymi nga bateria e celularit detyron avionin të bëjë ulje të detyruar

Një avion i “British Airways” u detyrua të bënte ulje emergjente pasi telefoni i një prej pasagjerëve u nxeh dhe filloi të lëshonte tym.

Pasagjerët lajmëruan menjëherë stafin e avionit sapo panë tymin e çuditshëm që filloi të dilte nga një prej sediljeve të “bussines class”.

Avioni i nisur nga aeroporti i Gatwick, me destinacion Tampan në Florida, bëri ulje të detyruar në Bermuda, ku ishte në gatishmëri dhe një ekip zjarrfikësish.

Të gjithë pasagjerët u urdhëruan të largohen nga avioni duke i lënë bagazhet brenda dhe më pas në kabinë hynë zjarrfikësit që hoqën telefonin që përhapi panikun.

Më pas, kur avioni u rinis drejt destinacionit, një prej pjesëtarëve të stafit tha me shaka se telefoni nuk do të punojë më.


MË SHUME NGA Kuriozitete