Shiu ngrit nivelin e ujit në Liqenin e Batllavës

Shiu ngrit nivelin e ujit në Liqenin e Batllavës

Vendi ynë po karakterizohet me mot të vranët, derisa mbrëmë e sot pati edhe reshje shiu.

Derisa javë më parë vendi u alarmua për mungesë të ujit në liqene, sot Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka dhënë një lajm të mirë.

Përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare, kjo kompani njofton se niveli i ujit në liqenin e Batllavës ka pësuar nga ngritje pas reshjeve te shiut, ndërsa uji në liqenin e Badocit e ka ruajtur nivelin e ditëve të kaluara.

“Të dashur konsumatorë, ju njoftojmë se niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 624.28 metra mbi nivelin e detit ose 10.72 metra nën nivelin e kapërderdhjes, që do të thotë se pas reshjeve atmosferike të borës më 4 dhe 5 shkurt , ky liqe ka një ngritje prej 32 centimetra derisa, niveli i ujit në liqenin e Badocit e ka ruajtur nivelin e ditëve të kaluara, nuk ka pasë as rënie dhe as ngritje, sot është 639.46 metra mbi nivelin e detit ose 10.39 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes”, thuhet në njoftim.

Derisa zyrtarë të kësaj kompanie shtojnë se furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon të jetë 24 h pa ndërprerë.