Ahmeti, takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore

Ahmeti, takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur në takim përfaqësues nga Banka Botërore, kryesuar nga Janelle Plummer, specialiste për Zhvillim Social.

Ahmeti tha se ky takim kishte për qëllim përgatitjen dhe zbatimin e aktiviteteve të para të projektit Komunat për Rini në Kosovë që do të implementohet në disa komuna në Kosovë, e që përfituese do të jetë edhe Komuna e Lipjanit.

“Komuna e Lipjanit vazhdimisht po mbështet aktivitetet rinore të shumta që po mbahen në Lipjan. Rinia në Lipjan ka një rol të rëndësishme në vendimmarrje”, tha ai.