Universiteti ‘Fehmi Agani’ dhe Universiteti Polis nënshkruajnë marrëveshje

Universiteti ‘Fehmi Agani’ dhe Universiteti Polis nënshkruajnë marrëveshje

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Universiteti Polis i Tiranës, sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushat me interes për të dy universitetet.

Lajmin e ka bërë me dije rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Artan Nimani.

Marrëveshja u nënshkrua në prani edhe të ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.