Tragjedia e familjes Bllaca- Haziri shpall të premten ditë zie

Tragjedia e familjes Bllaca- Haziri shpall të premten ditë zie

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur të premten ditë zie, pas tragjedisë së rëndë të së martës, me ç’rast u shua familja pesë anëtarëshe Bllaca.

“Me këtë rast, ndërpriten të gjitha aktivitetet kulturore e politike të planifikuar për këtë ditë, si dhe do të vendosen flamujt në gjysëm shtizë, në të gjitha institucionet komunale”, thuhet në vendimin e kryetarit Haziri, të datës 20 shkurt 2020.