Gjermani, tre persona dënohen për vjedhjen e një monedhe gjigante

Gjermani, tre persona dënohen për vjedhjen e një monedhe gjigante

Një monedhë gjigante ari me peshë 100 kg është vjedhur nga tre persona që tani më janë dënuar në Gjermani.

Është bërë e ditur se tre persona u dënuan me burgim për grabitjen spektakulare në mars 2017 të një monedhe ari me peshë 100 kilogramë nga muzeu “Bode”, në qendër të Berlinit, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa një person i katërt u gjet i pafajshëm nga gjykata e kryeqytetit gjerman.

Dy prej të arrestuarve, kushërinj të moshës 23 dhe 21 vjeç, morën dënime nën parashikimet e krimit të të rinjve për katër vjet e gjysmë.

Gjykata zbuloi se të dy të rinjtë ishin anëtarë të një bande të njohur kriminale arabe.


MË SHUME NGA Kuriozitete