Duket sikur po fle, por kjo laureshë ka 46 mijë vjet

Duket sikur po fle, por kjo laureshë ka 46 mijë vjet

Duket një zog që po fle, por gjumi i saj, sipas paleontologëve, ka zgjatur 45mijë vjet. Në një tunel të gërmuar nga kërkuesit e fildishit të mamutëve në Siberi, ka dalë në pah trupi i brishtë i një laureshe (Alauda Arvanensis), në një nga zbulimet më të bujshme të viteve të fundit.

Vendndodhja e zbulimit është lokaliteti Belaya Gora, një vend tejet i izoluar i Siberisë veri-lindore, ku shpesh herë ka zbulime të tilla për shkak të ngrohjes së temperaturave gjatë viteve të fundit.

“Ky shpend i vogël pothuajse i paprekur ka jetuar i rrethuar nga mamutë dhe luanë prehistorikë. Ishte femër dhe ka ngordhur për shkaqe natyrore, dhe menjëherë ka ngrirë”, tha paleontologu suedez Love Dalen, që ka studiuar laureshën e quajtur, me të drejtë “zogu i akullt”.  

Vendndodhja e zbulimit


MË SHUME NGA Kuriozitete