Inkurajuese, mblidhen 300,000 dollarë për djaloshin australian

Inkurajuese, mblidhen 300,000 dollarë për djaloshin australian

Një iniciativë për ta ndihmuar djalin e vogël australian, ka gjetur përkrahje të pabesueshme.

Në një video të plasuar nga nëna e tij në rrjetet sociale, ai shihet shumë i dëshpëruar dhe kërkon t’i jep fund jetës së tij, pasi po e qeshnin shokët e klasës.

Nëna e tij Yarraka Bayles postoi videon e djalit të saj, Quaden, duke qarë pasi ai ishte në shënjestër të shkollës për trupin e tij të shkurtër.

Faqja GoFundMe kishte filluar një iniciativë për të mbledhur fonde për t’ia dërguar djalit 9 vjeçar, Quaden Bayles, në Disneyland dhe ka rritur të mbledh fonde 30 herë më shumë sesa objektivi i saj prej 10,000 dollarëve. Janë mbledhur rreth 300,000 dollarë.

Quaden Bayles po ashtu ka marrë shumë ftesa nga të famshmit e muzikës dhe sportit, që të jetë pjesë e shfaqjeve të tyre si i ftuar special.