Aliu: Komuna e Ferizajt ka projektin për krijimin e parqeve të reja

Aliu: Komuna e Ferizajt ka projektin për krijimin e parqeve të reja

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit të Ferizajt Lulzim Aliu, ka deklaruar se Komuna e Ferizajt e ka projektin për krijimin e parqeve të reja.

“E vërtetë Kryeministër, ambienti është vetë jeta. Komuna e Ferizajt e ka projektin për krijimin e parqeve të reja. Nëse mendon vërtetë ashtu,siç ke thënë sot, të lutem na ndihmo!. Na shto buxhetin tonë të varfër për këtë projekt (i kemi veç 30 mijë euro) dhe për dy vitet e ardhshme të gjithë fshatrat e komunës sonë do të bëhen me parqe të reja. Jemi e vetmja komunë në Kosovë që e kemi një projekt të tillë për mjedisin. Mos lejo që fjalët t'i marrë era, bëji vepra”, ka shkruar Aliu në ‘Facebook”.


MË SHUME NGA Nacionale