Suspendohet mësimdhënësi i cili ushtroi dhunë fizike ndaj nxënësit

Suspendohet mësimdhënësi i cili ushtroi dhunë fizike ndaj nxënësit

Pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, drejtuar Drejtorisë Komunale të Arsimit për marrjen e masave sipas Ligjeve të aplikueshme, kjo e fundit ka marr vendim në bazë të kompetencave që ka, konfrorm Ligjit, deri në përfundimin e procedurave të Komisionit Disiplinor për suspendimin e mësimdhënësit, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësit.

“Komuna e Drenasit dhe Drejtoria Komunale e Arsimit, mbeten të përkushtuara në zbatimin e ligjeve dhe marrjen e masave për të gjithë ata që bien ndesh me to, në mënyrë që të krijohet një klimë e mirë dhe efikase në procesin edukativo e arsimor në të Institucionet Arsimore të Komunës së Drenasit.”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.


MË SHUME NGA Nacionale