Hapet Ambulanca Veterinare Shkollore në Ferizaj

Hapet Ambulanca Veterinare Shkollore në Ferizaj

Dhjetëra mësimdhënës, nxënës e personel i shkollës së agrobiznesit "Zenel Hajdini" ishin mbledhur për ta pritur të parin e Ferizajt, Agim Aliu në inaugurimin e një projekti të veçantë, të parin e këtij lloji në nivelin e mesëm arsimor në Republikën e Kosovës - atë të Ambulancës Veterinare Shkollore.

E ky i fundit, bashkë me drejtorët komunal, pa hapësirat e mirëfurnizuara me materiale të nevojshme për zbatimin praktik të dijeve nga lëmia e kujdesit e shëndetit të kafshëve. Ky investim i Komunës që mori një kosto jo shumë të lartë paraqet vizionin e sendërtimit të dijeve shkollore në praktikë pune për nxënësit e shkollës së agrobiznesit.

Falënderues e mirënjohës për këtë investim në institucionin që drejtojnë ishin edhe drejtori e zv.drejtorja e këtij institucioni shkollor, për çka rezervuan mirënjohjen për kreun e Komunës për jetësimin e një projekti kaq me peshë drejt konkretizimit të planeve mësimore e profileve profesionale që ka kjo shkollë.


MË SHUME NGA Nacionale