Hapet ekspozita kushtuar heronjve të betejës në Likoshan - Qirez

Hapet ekspozita kushtuar heronjve të betejës në Likoshan - Qirez

Sot në Muzeun Kombëtar të Kosovës mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës të studentëve të Fakultetit të Arteve, kushtuar heronjve të parë të UÇK-së Beqir e Rexhep Rexhepi.

Kjo ekspozitë hapet me rastin e 22 vjetorit të Betejës së Parë në Likoshan - Qirez, më 28 shkurt - 1 mars 1998, ndërmjet njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në njërën anë dhe të policisë kriminale serbe, në anën tjetër.

Fillimi i luftës në Kosovë  nisi në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez, ku te vendi i quajtur “Te tre lisat” u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe.

Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm.

Në rrethimin e fshatrave, armiku përdori artileri të rëndë, duke përfshirë helikopterë dhe shumë mjete tjera të blinduara, përfshirë edhe tanke.

Qysh në ditën e parë të luftimeve, armiku kreu masakrat ndaj civilëve, vetëm në familjen Ahmeti vrau 11 persona. 


MË SHUME NGA Nacionale