Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen e Qerim Kelmendit
BKT
Kosovë

Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen e Qerim Kelmendit

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime në familjen e ish-ushtarit të UÇK-së Qerim Kelmendi.

“Sot shpreha respektin tim për jetën dhe veprën e bashkëluftetarit Qerim Kelmendi. Në vizitë ngushëllimi te familja e tij në Llabjan të Pejës, krenaria mbizotëronte dhembjen e madhe”, ka shkruar ai në Facebook.

Ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi, është gjetur i djegur në veturën e tij në orët e para të mëngjesit të djeshëm në hyrje të fshatit të tij.


MË SHUME NGA Kosovë