10:37 / 02.03.2020
Një qytet nën ujë, 3 stuhi në një muaj në Britani
Britania e Madhe u godit nga 3 stuhi gjatë muajit shkurt, ku e fundit ishte “Jorge”. Shumë zona pësuan dëme të mëdha pas kalimit të stuhive, ndërsa në qytetin e Snaith, situata vazhdon të mbetet tejet problematike.
“Daily Mail” ka postuar pamje nga zona, ku situata vazhdon të jetë mjaft e rëndë. Shumë shtëpi e makina vijojnë të jenë ende nën ujë.
Ndërkohë, edhe gjatë së dielës, një pjesë e madhe e Britanisë ka vijuar të jetë nën pushtetin e motit të keq.
























