15:28 / 02.03.2020
Droni bllokon fluturimet në aeroportin e Frankfurtit
Një ngjarje e pazakonshme ka ndodhur në aeroportin e Frankfurtit.
Një dron është zbuluar mbi aeroportin e Frankfurtit, duke bërë që autoritetet vendore të ndërpresin të gjitha fluturimet, njofton Agjencia Gjermane e Kontrollit të Fluturimit.
Policia tha në Twitter se po merrte masat e nevojshme dhe se një helikopter ishte i angazhuar, raporton Reuters.
Droni shkaktoi telashe në aeroportin e Frankfurtit.
Andaj, autoritetet do të sqarojnë detajet si erdhi deri te shfaqja e tij.























