PDD: Të fuqizohet roli i gruas në shoqëri
Gratë nuk duhet të kujtohen për përpjekjet e tyre vetëm me 8 mars, por ato duhet respektuar dhe fuqizuar në vazhdimësi, konsiderojnë tek Partia Demokratike e Diasporës.
Nënkryetarja e dytë e PDD-së, Lumnije Krasniqi, ka thënë se është e rëndësishme të kujtohen angazhimet e gjeneratave të kaluara për ta fuqizuar ndikimin e gruas në shoqëri, e drejta e trashëgimisë dhe barazia e saj në vendimarrëje, gjë që është edhe synim programor i PDD-së.
"Nuk kemi nevojë që vetëm një ditë t’i kujtojmë përpjekjet e tyre, por ato duhet respektuar dhe fuqizuar në vazhdimësi", ka thënë ajo.

Sipas nënkryetares së parë Afrore Fusha, PDD në shenjë respekti për gruan, e cila konsiderohet shtylla kryesore në shoqëri, organizon festën e 8 -Marsit për anëtaret dhe mysafiret e ftuara në Milloshevë. 























